Kosovë: 2,518 fitues të kuponëve fiskal për tremujorin e parë të 2018-së
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me datë 10 maj ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e tremujorit të parë 2018.
Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzim Administrativ.
Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.
Qytetaret të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së.