Jovanoviç: Beogradi do veriun e Kosovës në shkëmbim të njohjes së pavarësisë
Në Prishtinë, politikani serb, Çedomir Jovanoviç, tha sot se Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin së bashku mosmarrëveshjet.
Por ai nëvizoi se njohja e ndërsjellë do të jetë e vështirë, për shkak të gjendjes në Serbi.
Në një debat të organizuar në Prishtinë, zoti Jovanoviç tha se zyrtarët në Prishtinë e kanë bërë të ditur se nga bisedimet dëshirojnë të sigurojnë njohje.
Ndërsa Serbia nga ana e saj po e shpreh nëpërmjet metaforash synimin për ndarjen e Kosovës.