E ardhmja e Europës: Bushati takohet me Kotzias në Greqi
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Cape Sounio, në Greqi, në datat 10 – 12 maj 2018.
Në një postim në Twitter, Bushati shkruan se janë mbledhur nga Kotzias për të diskutuar për të ardhmen e Europës dhe për perspektivën e përbashkët europiane.
Ky është takimi i dytë i ministrave të Jashtëm nga vendet e grupit të Vishegradit dhe katër vendeve të Ballkani perëndimor, mes të cilave është edhe Shqipëria e Kosova. Një nga temat kryesore të diskutimit është zgjerimi i Bashkimit Europian.
Diskutimet mes Ministrave të Jashtëm do të përqëndrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë.