SportTë fundit

Atletico Madrid teston Nigerinë para Kupës së Botës

Klubi futbollistik nga Spanja, Atletico Madrid, do të jetë një nga kundërshtarët, i cili do të testojë ekipin kombëtar të Nigerisë në prag të Kupës së Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.

Ballafaqimi i Nigerisë me Atletico-n është caktuar më 22 maj në Uyou në stadiumin “Godswill Akpabio”. Interesant është fakti se vetëm gjashtë ditë më parë, klub nga Madridi në Lyon do të luajë në finalen e Ligës së Evropës kundër Olympique Marseille.

“Ky është një njoftim historik dhe jemi shumë të emocionuar se mund të ndajmë këtë lajm me tifozët tanë nigerianë. Atletico Madrid, një nga klubet më të mëdha në La Liga, do të vizitojë Nigerinë dhe t’u japë tifozëve mundësinë të shohin yjet e tyre. Afrika dhe Nigeria janë veçanërisht të rëndësishme për ne, sepse ata e duan futbollin spanjoll, për të cilin ne jemi krenarë “, tha për mediat spanjolle Javier Tebas, president i La Ligës.

Përveç përballjes me Atletico Madrid-in si pjesë e përgatitjeve për Botërorin, përfaqësuesja e Nigerisë do të luajë edhe me Republikën Demokratike të Kongos dhe Çekinë.

Nigeria në Kampionatin Botëror në Rusi, që do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik, do të luajë në grupin “D” me Argjentinën, Kroacinë dhe Islandën.