AktualitetPolitikëTë fundit

Akuza ndaj Xhafajt, Paloka: As Balla nuk e mori përsipër, u përdor Vasilika

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti demokrat Edi Paloka ka reguar sot lidhur me qëndrimin e mbajtur nga Vasilika Hysi për akuzat që PD-ja ka adresuar ndaj Fatmir Xhafajt si falsifikator dokumentesh zyrtare per të favorizuar vëllain e tij të dënuar.

“Dy ‘avokatë’ përdor Rama, për aferat e pashpresa qe qelbin dynjane; ta pafytyrin ne krye te grupit dhe “naiven” nenkryetare Parlamenti.

Atehere kur e kupton se ceshtja eshte vertete e nxehte dhe e ndyre , aq flagrante sa cdo “mbrojtje” thjesht te diskretiton, perdor pafytyresine e Balles qe nuk ka asnje problem, madje perdoret me kenaqesi ( fundja karriera e tij aty eshte bazuar).

Kur çështja eshte edhe me diskretituese, sa as Balla nuk e merr persiper, perdor “naivitetin” e Vasilikes.

Sot Xhafajn e ka mbrojtur Vasilika …”, shkruan Paloka në Facebook.