AktualitetTë fundit

Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses Fatmir Hoxha; Nuk justifikon dot pasurinë e tij,

Gjyqtari i Kushtetuese Fatmir Hoxha nuk e ka kaluar ‘sitën’ e Vettingut, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin e tij.

Hoxha është shkarkuar pasi nuk ka justifikuar pasurinë e tij, ku “mollë sherri” mes tij dhe KPK-së, është bërë një apartament 140 mijë euro.

Hoxha është gjyqtari i tretë i Gjykatës Kushtetuese i shkarkuar deri tani, pas Fatos Lulos, e Altina Xhoxhajt. Ndërkohë që Besnik Ymeraj dha dorëheqjen dhe në këtë mënyrë i është shmangur Vettingut.