Eurovizioni: Kina heq nga transmetimi performancën e Shqipërisë
Mbrëmjen e djeshme ishte transmetimi zyrtar i gjysmë finales së parë të Eurovizionit 2018.
Të drejtën e transmetimit e kishte edhe televizioni kombëtar në Kinë, Mango TV. Ky televizion fillimisht pati disa vonesa por nuk mjaftoi me kaq pasi ata kishin bërë edhe reduktime të ndryshme duke mos transmetuar kështu dy performanca.
Kanë qenë pikërisht performanca e Shqipërisë dhe Irlandës ato që janë hequr nga transmetimi për dy arsye.
Performanca e Eugent Bushpepës, i cili përfaqësonte Shqipërinë u hoq pasi sipas një rregulloreje të re në Kinë: aktorët dhe artistët ndalohen që të shfaqin tatuazhet në televizion. Edhe kur u dhanë emrat e finalistëve në ekran janë shfaqur vetëm pjesëtarët e ekipit të tij dhe nuk është transmetuar reagimi Eugentit.