Trump ‘ndez botën’: Flamuri amerikan digjet në parlamentin iranian
Presidenti amerikan Donald Trump mori vendim për të mos pranuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke shkaktuar trazim në mbarë botën.
Europa është zotuar se do përpiqet që marrëveshja të mbetet në fuqi, kurse Trump mbetet i vendosur të ndëshkojë Iranin.
Pas vendimit të Trump, politikanët iranianë i kanë vënë flakën flamurit amerikan në parlament.
Duke thirrur “Vdekje Amerikës”, ata dogjën flamurin tek foltorja e Parlamentit dhe u zotuan se do të vazhdojnë programin bërthamor.
Disa prej tyre thanë se presidenti Trump nuk ka kapacitet mendor për të trajtuar këto çështje.
Nga ana tjetër, aleati i ngushtë i SHBA, Izraeli, ka nisur bombardimet në Siri.
Pak pas fjalimit të Trump, Izraeli kreu disa sulme në Siri, ku humbën jetën të paktën 9 ushtarë iranianë.
Sulmet e Izraelit kishin në shënjestër bazat e Gardës Revolucionare të Iranit në Siri.