AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Hapja e negociatave, mjafton të jetë brenda vitit 2018.

Hapja e negociatave me Bashkimin Europian është një hap që Shqipëria po punon ta hedhë në muajin qershor, pavarësisht vështirësive për bindjen e vendeve skeptike.

Kryeministri Rama tha në Top Show se është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë patjetër brenda vitit 2018, duke kujtuar se mundësia e radhës është në muajin dhjetor.

“Ne po punojmë që negociatat t’i hapim në muajin qershor, por është shumë e rëndësishme që ky hap të ndodhë edhe në dhjetor, mjafton të jetë brenda vitit 2018. Kjo sepse vitin e ardhshëm është periudhë zgjedhjesh në Bashkimin Europian dhe unioni mund të përballet me një sërë ndryshimesh, gjë që mund të komplikojnë rrugën tonë drejt integrimit”, tha Rama.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com