AktualitetKosovaTë fundit

Presidenti Thaçi sot takohet me kancelaren Angela Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Thaçi e Merkel do të bisedojnë për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve, për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe bashkëpunimin në fusha të tjera. Presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, dinamizmin e perspektivës evropiane, si dhe vazhdimin e mbështetjes në fazën e fundit të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Sipas njoftimit nga kabineti i kancelaren Merkel, takimi do të nisë sot pasdite, në orën 17 e 30 minuta.