Lideri i Iranit, Hamaney: Zotëri Trump po gaboni; Nuk u besoj edhe 3 shteteve evropiane
Lideri suprem i Iranit, Ali Hamaney tha se përveç SHBA-ve nuk duhet besuar as tre shteteve tjera evropiane nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë,.
Ai në fjalimin e tij në kryeqytetin Teheran, pas vendimit të SHBA-ve për tërheqjen nga marrëveshja bërthamore, drejtuar presidentit Hasan Ruhani, tha se “Unë më parë ju pata thënë që të mos u besoni SHBA-ve. Për heqjen e sanksioneve, ju thash që të kërkoni dokument me shkrim ku thuhet ‘Janë hequr sanksionet’ me nënshkrimin e Barack Obama-s, por kjo nuk u bë”.
“Ashtu siç nuk u besoj SHBA-ve, nuk u besoj edhe 3 shteteve evropiane (Britanisë, Francës dhe Gjermanisë). Edhe ato nesër në një mënyrë duke mos e përmbushur fjalën e tyre, mund të thonë se janë tërhequr nga marrëveshja”, tha më tej lideri iranian.
Hamaney potencoi se për vazhdimin e marrëveshjes, nevojitet që të merret ndonjë garanci nga shtetet evropiane e cila përfshin interesat e popullit iranian.
“E dëgjuat fjalimin e thjeshtë dhe të marrë të presidentit të SHBA-ve. Ai tha më shumë se 10 gënjeshtra. Kërcënoi regjimin dhe popullin iranian. Unë flas në emër të popullit të Iranit. Zotëri Trump po gaboni”, ka thënë në fillim të fjalimit të tij, Hamaney./AA