Forbes: Ja njerëzit më të fuqishëm në botë
Revista ekonomike amerikane “Forbes” publikoi listën e “njerëzve më të fuqishëm në botë”.
Vendin e parë në listën e “njerëzve më të fuqishëm në botë 2018” e zuri presidenti i Kinës Xi Jinping, në vendin e dytë presidenti i Rusisë Vladimir Putin ndërsa në të tretin presidenti i SHBA-ve Donald Trump, shkruan Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e “Forbes”-it njoftojnë se në përgatitjen e listës prej 75 personave merren parasysh aftësitë e këtyre personave në ndikimin e njerëzve dhe efektiviteti i përdorimit të burimeve financiare dhe të pushtetit që ndodhet në duart e tyre.
Xi Jinping u radhit në vendin e parë duke e kaluar presidentin rus Putin i cili për 4 vite me radhë e kryesonte këtë listë.
Dhjetë emrat e parë të kësaj liste janë si më poshtë:
1. Presidenti i Kinës Xi Jinping
2. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin
3. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump
4. Kancelarja gjermane Angela Merkel
5. Themeluesi i Amazonit Jeff Bezos
6. Udhëheqësi i Kishës Katolike Papa Françesku
7. Themeluesi i Microsoft-it Bill Gates
8. Princi Trashëgimtar i Arabisë Saudite Muhammed bin Salman
9. Kryeministri i Indisë Narendra Modi
10. Njëri nga themeluesit e Google Larry Page