Eurovision, Bushpepa: Kualifikikohet në finale; Këngën ia kushtoj gjithë shqiptarëve
Eugent Bushpepa natë e mbëmëshme është kualifikuar në finalen e Eurovision 2018. Këngëtari shqiptari përfaqëson Shqipërinë me këngën ‘Mall’.
Bushpepa realizoi me sukses performancën në skenën e Eurovision, ku arriti që të sigurojë kualifikimin për në mbrëmjen finale.
Pas gjysmë-finales emocionuese, këngëtari ka folur për përvojën e tij.
Ai u shpreh se këngën ai dedikon të gjithë shqiptarëve. “Ia dedikoj të gjithë njerëzve që dua. Flet për mungesën e njerëzve për të cilët ju kujdeseni më së shumti. Kështu që ia kushtoj atë gjithë shqiptarëve.”
Ndërsa në lidhje me performancën e tij në skenë Bushpepa tha: “Përsa kohë që ju arrini që të përcillni emocione, është e njëjta gjë si të këndosh në një pub apo në një audiencë të madhe.”