AktualitetEkonomiTë fundit

Elbasan: 7 të arrestuar për korrupsion; Në pranga dekani, dy pedagogë dhe sekserët

7 persona kanë përfunduar në pranga si pasojë e operacionit “Dekani” të finalizuar mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Tre pedagogë të Gjuhë-Letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, janë arrestuar nga policia. Në pranga kanë rënë edhe 4 sekserë, të gjithë të akuzuar për korrupsion. Të arrestuarit akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni “Dekani”.  Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

Si dhe Petrit Kodra, 53 vjeç, sekser; Admirim Kala, 31 vjeç, sekser; Adem Ngjela, 51 vjeç, sekser dhe Marius Calja, 21 vjeç, student.