Donika Prela, Kreu i Krimeve të Rënda
Pas shkarkimit të kreut të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, në drejtim do të vijë prokurorja Donika Prela.
Ky vendimi është marrë nga Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, e cila po përmes një reagimi të shkurtër ka dhënë dhe arsyen që e ka bërë atë të urdhërojë shkarkimin e personit që mban në duar prej më se 6 muajsh dosjen e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se shkarkimi është bërë për të sjellë një ndryshim që do të rrisë performancën e Prokurorisë së Krimeve të Rëna me “ndjekje penale më të shpejta e të efektshme” të çështjeve me përparësi të lartë.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku caktoi përkohësisht znj. Donika Prela në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda
Prokurorja e Përgjithshme znj .Arta Marku me urdhërin nr.136, dt. 9 maj 2018 vendosi largimin nga detyra të Drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda, z.Besim Hajdaramataj, i cili mbetet prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda.
Prokurorja e Përgjithshme znj.Arta Marku njofton caktimin e znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda.
Ky ndryshim ka për qëllim përshpejtimin e hetimeve të çështjeve sensitive që ka Prokuroria për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku.
Ndërkohë, po në datën 9 maj, me urdhrin nr.138, znj.Anita Jella u caktua përkohësisht Drejtuese në Prokurorinë e Durrësit.