AktualitetTë fundit

Sherr para Presidencës, plagosen me thikë katër të rinj

Katër të rinj janë konfrontuar me njëri tjetrin në një sherr verbal që ka përfunduar në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Nënë Tereza”, përballë Presidencës.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se të rinjtë janë studentë të Politeknikut, dhe dyshohet se shkak i grindjes të ketë qenë për motive banale.

Ata janë plagosur me thikë, dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore me ambulancë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, (studenta).

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e ngjarjes”, thotë policia.