Rama: Patriotët nuk e bëjnë pis atdheun
Kryeministri i Edi Rama ka zgjedhur sot që me mirmëngjesin e tij të zakonshëm për shqiptarët të na përcjellë një vidio në rrjetin e tij social Facebook.
Më 5 maj ditën e dëshmorëve, 1 mijë të rrinj dhe punonjës ishin në Grykëderdhjen e Bunës në betejën me plehrat.
Ashtu si shumë zona të vendit të ndotura nga hedhja e pakujdesshme e plehrave me sa duket edhe Grykëderdhja e Bunës e ka pasur këtë fat.
“Nderuam heronjtë'”, thuhet përmes vidios, si dhe “Patriotët nuk e bëjnë pis atdheun!”
Ja postimi i kryeministrit Rama në FB:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje të operacionit për pastrimin e mali plehrash të shtrirë gjerë e gjatë plazhit të Velipojës, ju uroj një ditë të mbarë “