Mediat britanike: Durrësi, perla e bregdetit shqiptar; Si ta njihni në vetëm dy ditë
Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, Durrësi prej kohësh ka qenë porta dalëse e Ballkanit me botën. Grekët, Romanët dhe Bizantinët përdorën portin e Durrësit, i cili mbetet një nga portet më të zëna të Adriatikut.
Media britanike Emerging Europe jep arsye pse duhet ta vizatojmë.
Me amfiteatrin më të madh roman në Ballkan, muret bizantine të qytetit, ushqimet e mrekullueshme të detit dhe jetën e zhurmshme të natës, ka një stil nuk mund të gjesh në asnjë vend. Për sa i përket çmimeve janë shumë më lirë se diku gjetkë.
Durrësi është shumë pranë kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, vetëm gjysmë ore me makinë në varësi të trafikut. Taksitë mund t’ju transportojnë prej aeroportit për 30-40 euro. nga qendra e Tiranës ka autobusë dhe mikrobusë të cilët kushtojnë shumë pak dhe që nisen çdo gjysmë ore në stacionin e autobusëve të kryeqytetit. Durrësi e ka qendrën në afërsi të portit, qyteti i vjetër shtrihet përgjatë gadishullit në perëndim të portit, ndërsa bregdeti i gjatë ranor në lindje.
Dita e parë (24 orë)
Grekët dhe romakët
Niseni ditën tuaj të parë në muzeun arkeologjik (Rruga Taulantia 32), me shumë gjasë muzeu më i mirë në të gjithë vendin dhe një dëshmues i vërtetë i historisë së Shqipërisë. Më pas vizitoni amfiteatrin. Në një vështrim të parë duket se nuk është i ruajtur me kujdes, por e vërteta qëndron se është dëmtuar prej tërmeteve dy herë dhe më pas është groposur prej Otomanëve në shekullin e 16-të.
Marrëveshje në hije
Të tjera rrënoja, forumi bizantin dhe banjat romane, në veri të sheshit të shatërvanit, një hapësirë e këndshme e rrethuar me ndërtesa moderne dhe banjat romane, një hapësirë e këndshme rrethuar nga ndërtesa moderne. Të moshuarit e qytetit kalojnë pasditet e tyre duke biseduar nën hijen e pemëve. Nëse keni fuqi, një ngjitje në kodrën e Durrësit do t’ju dërgojë në Vilën e braktisur të Zogut, mbretit të shqiptarëve që mbretëroi në vitet 1928-39. Ndërtesa është përdorur si shtëpi pritje për të huajt gjatë diktaturës ekonomiste, por më pas u grabit gjatë trazirave të 97-s.
Mbrëmjet veneciane
Bulevardi elegant Epidam, rruga kryesore e qytetit të vjetër, në të cilën janë mbjellë pemë përgjatë gjithë vijës, ka bar-kafe, dyqane, dhe që të çon drejt portit, mbledh çdo mbrëmje qytetarët e Durrësit. E ashtuquajtura Torra Veneciane pranë detit dhe muri që zgjaton prej saj janë pjesë e fortifikimeve bizantine. Ka vende të mira ku mund të shijosh një vakt përgjatë rrugës së Currilave.
Dita e dytë: Në plazh
Me një bregdet të gjerë dhe rërë të artë, plazhi i Durrësi është një qytet më vete. Gjatë fundjava në verë duhet të shkosh herët në mëngjes për të gjetur një vend, nëse po kërkon një plazh të shkret, atë mund të gjeni nëse shkoni më në jug. Pasi të vendoseni në plazh nuk do të keni nevojë të lëvizni përgjatë gjithë ditës. Shitës të panumërt do t’ju sjellin kafe, çaj, kokteile, ushqime të shpejta dhe çdo gjë tjetër që mund të keni nevojë. Beach bar-et konkurrojnë