Mbërrin në Rinas Izet Haxhia, ekstradohet nga Turqia pas 19 vjetësh
Ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia, është ekstraduar sot në mbrëmje nga Turqia.
Haxhia ka mbërritur në “Rinas” rreth orës 20:10.
Raportohet se ai do të dalë nga dera e pasme e një avioni të “Turkish Airlines”, dhe jo nga dera ku zbresin zakonisht udhëtarët.
Në muajin prill, ai u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bëri vet të ditur përmes rrjeteve sociale.
Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë, pasi për të fajtor i vetëm është ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai ka deklaruar se vjen në Shqipëri me idenë për rihapjen e dosjes, megjithatë nuk dihet nëse gjykata do ta marrë parasysh kërkesën e tij.
Autoritetet shqiptare thanë që Haxhia është dërguar në burgun 313, por burime të Dita thonë që për arsye sigurie është dhënë informacion i rremë mbi destinacionin e tij.
Haxhia nuk ndodhet në burgun 313.