AktualitetRajoniTë fundit

Itali, Mattarella: Qeveri teknike e pranuar nga të gjithë

Presidenti italian, Sergio Mattarella pas raundit të fundit të negociatave për zhbllokimin e krizës politike që ka përfshirë vendin propozo një qeveri të përkohshme, e përbërë nga personalitete të pranuara nga të gjithë.

Ai thotë se  Italia nuk mund të presë më për lidershipin pasi nuk ka më shpresa për krijimin e një aleance funksionale. Pas zgjedhjeve të 4 marsit koalicioni i qendrës së djathtë, siguroi 37 % të votave, lëvizja ‘5 yjet’ 32 %, ndërsa Partia Demokratike në pushtet vetëm 19 %, duke regjistruar rezultatin më të dobët në historinë e saj

Meqënëse nuk kishte një fitues të qartë, kreu i shtetit i kërkoi liderëve politikë të mbështesin qeverinë teknike, të paktën deri kur të miratohet buxheti në 31 Dhjetor.

Mattarella tha se alternativa tjetër do të ishin zgjedhjet e reja në verë ose vjeshtë, por mbajtja e tyre para vitit 2019, sipas tij do ta ekspozonte Italinë ndaj rreziqeve të shumta.

Presidenti nuk propozoi ndonjë emër për qeverinë teknike, por theksoi se pjesëtarët e saj nuk do të lejohen të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe se do të dorëhiqeshin nëse në parlament do të krijohej një shumicë politike para votimit të ri.