Dorëhiqet Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut Eric Schneiderman; Akuzohet nga katër gra për dhunë fizike
Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut Eric Schneiderman dha dorëheqjen të hënën në mbrëmje, pas një artikulli të botuar në revistën “New Yorker”, ku katër gra e akuzojnë atë për dhunë fizike.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm Schneiderman të jepte dorëheqjen, brenda disa orësh pas botimit të artikullit.
“Gjatë orëve të fundit, akuza të rënda, që unë i kundërshtoj me forcë, janë ngritur ndaj meje”, shprehet prokurori Schneiderman në një deklaratë. “Ndërsa akuzat nuk janë të lidhura me sjelljen time profesionale, ose me veprimet e zyrës, ato nuk do të më lejojnë të kryej funksionet e mia në këto kohë kritike. Për këtë arësye jap dorëheqjen, që hyn në fuqi më 8 maj, në përfundim të orarit zyrtar”, shprehet prokurori i përgjithsëm i Nju Jorkut në një deklaratë./VOA
Fraksion.com