“Dasma mbretërore do të kushtojë 32 milion stërlina”;Anglezët i kërkojnë llogari parlamentit
“Zoti shpëtofte Mbretëreshën!” është himni që do të këndonin, me siguri, anglezët në çdo rrethanë, mirëpo me rastin e fundit, për dasmën e princit Harry me Meghan Markle, nuk po ndodh tamam kështu.
Deri tani (dhe jemi vetëm një javë përpara dasmës) është cilësuar si një ndër 10 dasmat më të shtrenjta të historisë dhe anglezët kërkojë që të mos jenë ata që do paguajnë shumat e çmendura të të gjitha detajeve të dasmës!
Thuhet se shifra përfundimtare e shpenzimeve të jetë 32 milionë stërlina.
Anglezët janë revoltuar sepse ‘festa’ po trajtohet si një eveniment kombëtar ndërkohë që nuk është i tillë, është vetem një ceremoni private e trukuar si kombëtare, apo, më shumë akoma, ndërkombëtare.
Marsin që shkoi, kabineti i Mbretëreshës pohoi se nuk do të preken fondet publike por shuma është aq e madhe (ende e pa bërë zyrtare) sa që të gjithë janë përfshirë.
Shpenzimet e parashikuara vetëm për masat e sigurisë
Nëse për ditën e madhe të Princ William dhe Kate Middleton është shpenzuar rreth 28 milionë dollarë, me një përllogaritje të thjeshtë ceremonia e vëllait të vogël do të kapë shifrën 45 milionë dollarë.
Sipas website-ve Page Six dhe Bridebook dasma është një ndër 10 ceremonitë më të shtrenjta të të gjitha kohërave.
Vetëm 42.1 milion dollarë do të shpenzohen për masat e sigurisë.
Përveç snajperëve të zakonshëm në çdo tavolinë dhe policisë së fshehtë në rrugë, vendi përreth do të “blindohet” me teknologjinë më të fundit ushtarake, duke përfshirë një sistem britanik kundër rrezeve UVA , i cili do të kushtojë së paku 1 milion dollarë .