Berisha për ekstradimin e Izet Haxhisë: Vjen një kriminel më shumë
I akuzuar si bashkëpunëtor për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-trupoja e Sali Berishës, Izet Haxhia është ekstraduar nga Turqia rreth një orë më parë në aeroportin e Rinasit.
Për ekstradimin e Haxhias, gazetari Artur Zheji ka pyetur në emisionin e tij ish-kryeministrin Berisha, i cili cilësohet nga i akuzuari si vrasësi i vetëm i Azem Hajdarit.
Berisha shprehet se po flitet për “një kriminel më shumë në krahët e Ramës”.
“Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës. A i lexove lajmet? Ministria i ka premtuar hapjen e çështjeve. Nuk i hap kurrë ministria. I hap drejtësia çështjet. Nxorën fytyrën e tyre. Vjen një kriminel më shumë në krahët e Edi Ramës. Rama është një frikacak që ka frikë nga hija e tij”, kështu është shprehur ish kryeministri në emisionin “360 gradë”.