AktualitetEkonomiTë fundit

Anulohen mbi 700 fluturime, mes tyre edhe ato drejt Rinasit

Të gjitha aeroportet italiane janë përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme.

Mbi 700 fluturime të kompanive të ndryshime ajrore janë anuluar e mes tyre dhe fluturimet nga Tirana në Itali apo nga aeroportet italiane drejt Rinasit.

Kompania e fluturimeve Alitalia deri më tani ka informuar anulimin e 231 fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare mes të cilave dhe udhëtimet e programuara sot nga Tirana në Fiumicino, ai i orës 13.05 dhe ai i pasdites Tiranë-Romë i orës 17.10 min.

Por gjithashtu konfirmohen dhe fluturime të anuluar nga kompani të ndryshme ajrore që udhëtojnë sot nga Tirana drejt aeroporteve të ndryshme italiane.

Greva në nivel kombëtar i aeroporteve italiane është programuar të zgjasë nga ora 10.00 deri në ora 18.00.

Kjo grevë është organizuar nga grupet sindikaliste të kontrollorëve të fluturimeve si dhe të personelit të shërbimeve në aeroporte. Motivi i grevës janë kontratat e punës për punonjësit e sektorit ajror si dhe investimet e parashikuara në planin industrial.

Shoqëritë ajrore këshillojnë klientët që sot udhëtojnë drejt Italisë të informohen paraprakisht mbi fluturimin e tyre pranë agjencive përkatëse të udhëtimit.