AktualitetBota+Të fundit

‘Ai nuk është populist, ai është i popullarizuar’: Nikol Pashinyan bëhet kryeministër armen

Udhëheqësi i protestës zgjidhet me votim parlamentar pas javëve të para të demonstratave paqësore

Pikërisht një muaj më parë, Nikol Pashinyan ishte duke ecur nga fshati në fshat përtej Armenisë në një protestë të dëshpëruar kundër kapjejes të pushtetit nga kryeministri i vendit, Serzh Sargsyan.

Të martën, Pashinyan, oratori politik i zjarrtë që ka kaluar dekadën e kaluar në politikën e rrugës, u zgjodh kryeministër në një votim 59-42 në parlament, duke mbuluar javë protesta masive paqësore.

Në republikën post-sovjetike prej rreth 3 milion banorësh, para muajit prill,  protestat nisën pasi ish-kryeministri Sargsyan, përmes një referendumi plot parregullsi kaloi fuqitë e presidentit te kryeministri, e më pas la presidencën për t’u bërë kryeministër.

Por ndryshimet qeverisëse që në të njëjtën kohë e forcuan zyrën e kryeministrit çuan në akuzat se Sargsyan kishte manipuluar kushtetutën për t’u ngjitur në pushtet. Pashinyan dhe aktivistë të tjerë nxorrën nga dhjetëra mijëra njerëz në rrugë për protesta që paralizuan kryeqytetin, Jerevan.

Sargsyan dha dorëheqjen më 23 prill në një koncesion mahnitës ndaj opozitës. Pashinyan, i cili ishte ndaluar dhe më pas u lirua nga burgu gjatë protestave, bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme për të zgjedhur një “kryeministër të ri popullor”.

Përkrahësit thonë se Pashinyan, një ish-redaktor i gazetave, i cili gjithashtu u burgos pasi protestat e opozitës në 2008, është ndër revolucionarët e mëdhenj të paqes të historisë. “Ju mund ta krahasoni atë me figurat historike si Gandhi dhe Nelson Mandela”, tha Eduard Aghajanyan, një anëtar i këshillit të qytetit nga partia e Pashinyan dhe një nga këshilltarët e rinj të Pashinyan-it, të arsimuar në perëndim.

Kjo ka qenë një rrugë e rrezikshme për Pashinyan. Ai u përjashtua nga universiteti në vitin 1995 për aktivitetet e tij politike dhe u përball me akuza për shpifje si kryeredaktor i Haykakan Zhamanak në vitin 2000. Makina e tij u hodh në erë në një tentativë të dukshme pë vrasje në vitin 2004 dhe në vitin 2008 ai kaloi muaj  i fshehur  pasi u akuzua për nxitje të protestave politike që përfunduan me 10 të vdekur. Ai u dënua me shtatë vjet burg në vitin 2010, por u lirua vitin e ardhshëm nën një amnisti.

Ai  u bashkua publikisht me krerët e tjerë të opozitës si ish-presidenti Levon Ter-Petrosyan.  Kritikët thonë se Pashinyan është një rishtar kur është fjala për të punuar në qeveri dhe nuk dëshirojnë të bëjnë kompromis. Ai hyri në parlament në 2016 si një anëtar i një koalicioni të partive opozitare.

“Pyetja kryesore është nëse Nikol Pashinyan revolucionari mund të bëhet Nikol Pashinyan kryeministër”, tha Emil Danielyan, një gazetar dhe analist politik në Jerevan.