Vlahutin: Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave
“Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave, është më e rëndësishmja, sepse çdo gjë është e lidhur me të”.
Kështu u shpreh ambasadorja e BE, Romana Vlahutin gjatë një takimi me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Për Vlahutin nëse reforma ne drejtësi nuk do të implementohej atëherë Shqipëria nuk do merrte rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
“Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave, është më e rëndësishmja, sepse çdo gjë është e lidhur me të.
Nëse kjo reformë nuk do vinte në pikën që është tani, atëherë Shqipëria nuk do merrte rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe për shumë vite.
Kjo reformë është thelbësore, ku në kompleksitet është dashur që të ndryshohet 1/3 e Kushtetutës për të mundësuar implementimin e kësaj reforme, dhe ndryshimeve që duheshin për zbatimin e saj.
Kjo reformë është e domosdoshme dhe se ne duhet të blinim kohen për të ardhmen, pasi nuk ka kohë për të humbur”, u shpreh Vlahutin.
Shefja e diplomacisë europiane në Shqipëri tha tha se rekomandimi është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë për të bërë në forcimin e ligjit./mapo.al