Përmirësohet klima e biznesit për investitorët gjermanë
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka publikuar sot rezultatet e anketimit vjetor për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s ne fillim të vitit 2018. Pjesa më e madhe e te anketuarve e kanë vlerësuar pozitivisht situatën ekonomike aktuale, krahasuar me një vit më parë. Për sa u përket pritshmërive të ekonomisë shqiptare, kompanitë vërejnë përmirësim te Situatës
Pjesa më e madhe e kompanive ka vlerësuar veçanërisht pritshmëritë mbi situatën ekonomike brenda sektorit si me mire, krahasuar me një vit më parë. Rreth dy te tretat e te anketuarve i janë përgjigjur me “mirë” ose “kënaqshëm” pyetjes mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri. Ky rezultat tregon një përmirësim krahasuar me vitin e mëparshëm. Në lidhje me situatën për vetë bizneset, më shumë se 30% e të anketuarve janë përgjigjur me “mirë”(me një rënie prej 8% krahasuar me një vit më parë), ndërsa për pothuajse gjysmën, situata mbetet e pandryshuar.
Ne krahasim me vitin e mëparshëm, të anketuarit kanë këndvështrime te ndryshme mbi pritshmëritë e situatës ekonomike brenda sektorit. Rreth 42% e të anketuarve presin përmirësim të situatës ekonomike në te ardhmen, vlerë kjo, më e lartë se në vitet e shkuara (2017: 37%, 2016: 41%, 2015: 35%). Gjithsej, rreth 90% e te anketuarve kanë deklaruar se situata nuk është përkeqësuar.
Sa tërheqëse është Shqipëria si vend për investime? Për vlerësimin e Shqipërisë si vend për investime, pjesëmarrësit në anketim u pyetën mbi 20 faktorë, të cilët këtë vit janë vlerësuar në pjesën më të madhe me nota më të larta krahasuar me një vit më parë. Vetëm pesë faktorë tregojnë një rënie të lehtë krahasuar me një vit më parë, të cilët janë: Kostoja e punës, Disiplina në pagesa, Barra tatimore, Sistemi dhe administrata tatimore dhe Administrata publike. 13 faktorë u vlerësuan pozitivisht këtë vit dhe 2 faktorë nuk kanë ndryshuar. Faktorët e vlerësuar me notat më të Iarta janë: në vend të parë.
-Kostoja e punës (2.54, me një përkeqësim të lehtë në krahasim me vitin e kaluar); në vend të dytë
-Produktiviteti dhe motivimi i punonjësve (2.62, me një përmirësim të lehtë në krahasim me vitin e kaluar); në vend të tretë Kualifikimi i punonjësve (2.86, me një përmirësim të lehtë ne krahasim me vitin e kaluar)në vend të katërt
-Fleksibiliteti në të drejtën e punës(3.09, me një përmirësim te dukshëm në krahasim me vitin e kaluar); dhe në vend të pestë.
-Disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar (2.92, me një përmirësim të lehtë në krahasim me vitin e kaluar). Si përfundim, vihet re përmirësim i faktorëve në krahasim me vitin e mëparshëm./Monitor
Barra tatimore është rritur, fuqia punëtore e pakualifikuar
Në përgjithësi, të gjithë treguesit janë përmirësuar në krahasim me raportin e një vit më parë, me përjashtim të barrës tatimore, e cila vlerësohet e përkeqësuar.
Edhe vlerësimi për sistemin dhe administratën tatimore rezulton i përkeqësuar. I njëjti vlerësim në përkeqësim është edhe për administratën publike.
Ndërsa problemet më të mëdha për bizneset gjermane vijojnë të mbeten transparenca e prokurimeve publike dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pjesa më e madhe e investitorëve (50% e tyre) presin që investimet kapitale të rriten, niveli më i lartë i raportuar që kur ka filluar të matet indeksi.
Pjesa më e madhe e bizneseve të investuara (47%) presin që numri i punonjësve të mbetet i pandryshuar.
Vetëm 11% e bizneseve mendojnë se fuqia punëtore përgatitet mirë përmes arsimit për kërkesat e kompanive.