Ndryshime në kombëtaren kuqezi, ish-mbrojtësi i Romës krahu i djathtë i Panucci-t
Kombëtarja e Shqipërisë në një fazë revolucioni.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, Christian Panucci i ka ngarkuar detyrën e vëzhguesit të lojtarëve kuqezi, krahut të tij të djathtë Paolo Rodolfi dhe vendin e tij do ta marrë ish-shoku i tij tek Roma, Marco Cassetti. 40-vjeçari është një njohje e vjetër e Panuccit pasi së bashku kanë luajtur te Roma për disa vite.
Në të kaluarën, ish-mbrojtësi ka veshur fanellën e Veronës, Lecces, Udineses, Watfordit dhe Comos.
Debutimi i tij në stolin e kombëtares kuqezi pritet të jetë në dy ndeshjet miqësore që skuadra kombëtare do të luajë pas 3 javësh, me Kosovën dhe Ukrainën. Cassetti që ka qenë pjesë e Romës për rreth 6 vjet ndërsa është larguar nga futbolli 2 vjet më parë, kur ishte pjesë e Como në Lega Pro.