Llogaridhënia te qytetarët: Rama prorosi për ministra e deputetë
Kryeministri Rama, ka mbledhur në kryesinë e Kuvendit ministrat dhe grupin parlamentar pak ditë pasi qeveria nisi procesin e llogaridhënies me qytetarët.
Ai është shprehur se në të gjitha qarqet do të zbresin të flasin me qytetarët të gjithë ministrat dhe deputetët dhe jo vetëm drejtuesit politikë.
Procesi i llogaridhënies përfundon më 30 qershor dhe ka për qëllim përgatitjen e socialistëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Ndër të tjera Rama ka kërkuar që përpos ministrave në këto mbledhje të shoqërohen nga këshilltarët, kryetarë bashkie, drejtues rajonal të institucioneve e deputetë.
Llogaridhënia nisi nga Tirana, e më pas u shtri në disa qytete, ndërkohë, sot Rama do ta ndalet në Lezhë.
Rama është shprehur se pas këtij procesi në shtator do të ketë edhe një riformatim të qeverisë në bazë të rezultateve të arritura nga secili dikaster./Shqip