Galeria e Parisit i hap dyert nudistëve
Një galeri e Parisit ka hapur dyert e saj për herë të parë për nudistët me 161 vizitorë që vlerësojnë artin.
Palais de Tokio, një muze arti bashkëkohor, mbajti eventin të shtunën.
Pasi lanë rrobat e tyre në gardërobë, vizitorët shikuan të zhveshur ekspozitën përpara se galeria të hapte dyert e saj për të dashuruarit pas artit të veshur.
Paris Naturist Association tha se kjo ide ishte një mundësi e madhe. Vitin e kaluar, kryeqyteti francez krijoi një zonë të dedikuar për nudistë në parkun Bois de Vincennes.
“Mentaliteti po ndryshon,”-tha Julien Claude-Penegry, drejtor i komunikimit për Shoqatën e Nudistëve të Parisit. “Nudistët po kapërcejnë barriera, tabu ose mentalitete që ishin penguese.”
“Atmosfera ishte shumë e bukur,”-tha një mashkull nudist, duke shtuar: “Ju përjetoni veprat ndryshe. “