AktualitetBota+Të fundit

Erdoğan: Perëndimi nuk i duron përpjekjet e Turqisë në Ballkan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një konferencë për shtyp me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, tha se Perëndimi nuk mundet t’i durojë përpjekjet e Turqisë veçanërisht në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Perëndimi nuk mund ta durojë qëndrmin e Turqisë posaçërisht në Ballkan, nuk i duron hapat, iniciativat dhe përpjekjet e Turqisë. Pavarësisht nëse i duron apo jo, ne i realizojmë në mënyrë intensive ato që mundemi në Perëndim dhe Ballkan përmes TIKA-s. Veçanërisht, ne japim të gjitha përpjekjet tona për rigjallërimin dhe ndërtimin e monumenteve historike. Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë këto edhe në të ardhmen”, tha Erdoğan.

Recep Tayyip Erdoğan, tha se projekti i autostradës mes Beogradit dhe Sarajevës është para së gjithash projekt i paqes dhe zhvillimit.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Turqia është forca më e madhe në Ballkan dhe shteti më i fortë. Është me rëndësi çfarë mendon Turqia.