BSH: Biznesi ka preferuar kreditimin në valutë
Banka e Shqipërisë po zbaton një plan masash me synim uljen e kreditimit në valutë, por në tremujorin e parë të këtij viti kredia vijon të rritet me ritme të dobëta e mbështetur tërësisht në valutë. Lajmin e dha Banka e Shqipërisë e cila analizoi zhvillimet e huadhënies nga bankat tregtare në tremujorin e parë të 2018.
Raporti për Tendencat e kreditimit vë në dukje se ritmet e rritjes së kredisë për sektorin privat kanë mbetur në nivele të moderuara, duke reflektuar nga njëra anë rritjen e qëndrueshme të kredisë për individë dhe nga ana tjetër luhatjet e kredisë për biznese. Sipas monedhave, kreditimi në lekë vijon të shfaqë norma më të larta rritjeje, por gjithsesi rritja e portofolit në tremujorin e parë ka reflektuar zgjerimin e kredisë në valutë për biznese.
Dominimi i portofolit të kredisë nga kreditimi në valutë, si dhe mbiçmimi i ndjeshëm i lekut ndaj valutave gjatë tremujorit të parë kanë diktuar një dinamikë të ndryshme të kredisë nominale nga zhvillimet reale. Për pasojë, analiza në vazhdim është mbështetur në të dhënat e kredisë për sektorin privat të pastruar nga efekti i kursit të këmbimit.
Kredia për biznese vijon të shfaqë norma të ulëta rritjeje të ngjashme me një tremujor më parë. Kërkesa për financim e bizneseve raportohet më e lartë nga bankat, ndërkohë që ato kanë shtrënguar standardet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe kanë lënë pothuajse të pandryshuara standardet për korporatat.
Në tremujorin e parë të vitit, kredia për biznese është rritur me 3.4 miliardë lekë, e mbështetur plotësisht nga kreditimi në valutë. Ndryshimi vjetor i portofolit shënoi 4.3%, normë kjo e përafërt me normën e rritjes në T4 2017. Kjo normë rritjeje deri diku ka reflektuar edhe një sezonalitet të ndryshëm nga më parë të muajve janar dhe shkurt, ku kredia është rritur në terma realë. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, në një perspektivë afatgjatë, ritmet e rritjes së portofolit të kredisë së bizneseve mbeten në nivele të moderuara. Kreditimi në lekë për bizneset, në fillim të vitit 2018, ka ruajtur normat e rritjes së tremujorit paraardhës. Rritja vjetore e këtij portofoli shënoi mesatarisht 4.4%, duke qenë ndjeshëm më e ulët se rritjet e shënuara një vit më parë (prej 10.2%). Krahas flukseve të ulëta të muajve të fundit, kjo ecuri është ndikuar edhe nga efekti bazë i rritjes së lartë të këtij portofoli një vit më parë.
Kredia e bizneseve për investime është rritur me 5.8% në T1 2018, duke dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e kredisë së bizneseve për këtë periudhë. Këto ritme janë lehtësisht më të larta se një tremujor më parë. Një ndikim pozitiv në këtë tremujor ka patur kredia për investime në sektorin e industrisë. Ndërsa, kredia për likuiditet ka mbajtur norma të ngjashme rritjeje në 2.4%, me ato vërejtur në tremujorin e fundit të vitit 2017.
Rritja e kredisë për biznese është mbështetur kryesisht nga kredia dhënë për qëllime investimi dhe në valutë. Sipas sektorëve të ekonomisë, ecuri më të mirë ka shfaqur sektori i shërbimeve.
Rriten normat e interesit për kreditë
Normat e interesit për kreditë në lekë për bizneset kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të vitit, si pasojë e rritjes së interesave për kreditë për likuiditet, ndërkohë që normat për kreditë në euro janë shfaqur të qëndrueshme. Në tërësi, kushtet joçmim të ofruara për bizneset mbeten në kahun shtrëngues, ku ndikimin më të madh e japin kërkesat për kolateral.
Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë dhënë bizneseve private shënoi rritje në tremujorin e parë të vitit – ajo rezultoi 7.5%, nga 6.8% që shënonte në tremujorin paraardhës. Niveli mesatar i shënuar në këtë tremujor është pranë nivelit të tremujorit të parë të vitit të kaluar. Kjo rritje vjen pas rënies së shënuar që nga tremujori i dytë i vitit të kaluar, dhe reflekton kryesisht rritjen e interesave për kreditë overdraft. Këto të fundit janë gjithmonë të luhatshme, duke i dhënë kështu luhatshmërinë tipike normës mesatare të interesit. Norma e interesit për kredinë për likuiditet rezultoi 7.7% në tremujorin e parë të vitit, ose 0.7 pp më e lartë se në tremujorin e mëparshëm.
Kredia për individët u rrit me 8%
Në tremujorin e parë të vitit 2018, kredia për individë ka ruajtur normat e larta të rritjes të shfaqura në fund të vitit 2017. Dinamika pozitive në këtë portofol është mbështetur nga një kërkesë në rritje, pavarësisht se bankat shprehen se kanë shtrënguar lehtësisht standardet në këtë tremujor. Ecuria
pozitive e kredisë për individë gjatë kësaj periudhe është mbështetur më së shumti nga kredia për banesa dhe më pak nga ajo për konsum. Paralelisht, rritja e shpejtë e kreditimit në lekë ka përkrahur zhvendosjen e mëtejshme të këtij portofoli drejt monedhës vendase. Kredia për individë është rritur mesatarisht me 8.4% në tremujorin e parë të vitit, normë kjo e njëjtë me atë të shënuar në tremujorin e fundit të vitit 2017. Po kështu edhe rritja tremujore e këtij portofoli, me rreth 3 miliardë lekë, është e ngjashme me atë të shënuar një tremujor më parë. Ecuria pozitive e portofolit të kredisë për individë vijon të mbështet nga kërkesa në rritje të vazhdueshme nga ky segment, edhe pse në vrojtimin e fundit të aktivitetit kreditues vihet re një tendencë shtrënguese në standardet e kreditimit. Pavarësisht luhatjeve afatshkurtra, bankat kanë disa vite që aplikojnë kushte të lehtësuara kreditimi për individët, në përgjigje të strategjive për të rritur peshën e kredisë për individë në portofolet e tyre.
Normat e interesit për kreditë për individë kanë regjistruar nivele të ngjashme me ato të tremujorit të mëparshëm, si për kreditë në lekë, ashtu edhe për kreditë në euro. Veçanërisht normat e interesit për kreditë hipotekare mbeten në nivelet më të ulëta të tyre. Pjesa më e madhe e kushteve të kreditimit për individët janë në kahun lehtësues.
Normat e interesit për kreditë në lekë për individë kanë qëndruar pranë niveleve të ulëta të shënuara në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, prej 7.0%. Normat e interesit për kreditë për individë, në dy tremujorët e fundit janë në nivelet e tyre minimale, dhe 0.3 pp më të ulëta se në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar. Sipas qëllimit të përdorimit, në këtë tremujor evidentohet një rritje e lehtë e normave për kreditë overdraft dhe ato konsumatore, në përkatësisht 11.7% dhe 8.0%, ndërkohë që normat e interesit për kreditë hipotekare kanë shënuar rënie marzhinale, në 3.8%.
BSH raporton se biznesi ka preferuar kreditimin në valutë për 3-mujorin e parë
Banka e Shqipërisë po zbaton një plan masash me synim uljen e kreditimit në valutë, por në tremujorin e parë të këtij viti kredia vijon të rritet me ritme të dobëta e mbështetur tërësisht në valutë. Lajmin e dha Banka e Shqipërisë e cila analizoi zhvillimet e huadhënies nga bankat tregtare në tremujorin e parë të 2018.
Raporti për Tendencat e kreditimit vë në dukje se ritmet e rritjes së kredisë për sektorin privat kanë mbetur në nivele të moderuara, duke reflektuar nga njëra anë rritjen e qëndrueshme të kredisë për individë dhe nga ana tjetër luhatjet e kredisë për biznese. Sipas monedhave, kreditimi në lekë vijon të shfaqë norma më të larta rritjeje, por gjithsesi rritja e portofolit në tremujorin e parë ka reflektuar zgjerimin e kredisë në valutë për biznese.
Dominimi i portofolit të kredisë nga kreditimi në valutë, si dhe mbiçmimi i ndjeshëm i lekut ndaj valutave gjatë tremujorit të parë kanë diktuar një dinamikë të ndryshme të kredisë nominale nga zhvillimet reale. Për pasojë, analiza në vazhdim është mbështetur në të dhënat e kredisë për sektorin privat të pastruar nga efekti i kursit të këmbimit.
Kredia për biznese vijon të shfaqë norma të ulëta rritjeje të ngjashme me një tremujor më parë. Kërkesa për financim e bizneseve raportohet më e lartë nga bankat, ndërkohë që ato kanë shtrënguar standardet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, dhe kanë lënë pothuajse të pandryshuara standardet për korporatat.
Në tremujorin e parë të vitit, kredia për biznese është rritur me 3.4 miliardë lekë, e mbështetur plotësisht nga kreditimi në valutë. Ndryshimi vjetor i portofolit shënoi 4.3%, normë kjo e përafërt me normën e rritjes në T4 2017. Kjo normë rritjeje deri diku ka reflektuar edhe një sezonalitet të ndryshëm nga më parë të muajve janar dhe shkurt, ku kredia është rritur në terma realë. Pavarësisht
këtyre zhvillimeve, në një perspektivë afatgjatë, ritmet e rritjes së portofolit të kredisë së bizneseve mbeten në nivele të moderuara. Kreditimi në lekë për bizneset, në fillim të vitit 2018, ka ruajtur normat e rritjes së tremujorit paraardhës. Rritja vjetore e këtij portofoli shënoi mesatarisht 4.4%, duke qenë ndjeshëm më e ulët se rritjet e shënuara një vit më parë (prej 10.2%). Krahas flukseve të ulëta të muajve të fundit, kjo ecuri është ndikuar edhe nga efekti bazë i rritjes së lartë të këtij portofoli një vit më parë.
Kredia e bizneseve për investime është rritur me 5.8% në T1 2018, duke dhënë kontributin kryesor në zgjerimin e kredisë së bizneseve për këtë periudhë. Këto ritme janë lehtësisht më të larta se një tremujor më parë. Një ndikim pozitiv në këtë tremujor ka patur kredia për investime në sektorin e
industrisë. Ndërsa, kredia për likuiditet ka mbajtur norma të ngjashme rritjeje në 2.4%, me ato vërejtur në tremujorin e fundit të vitit 2017.