Turi i llogaridhënies, Bushati paralajmëron drejtuesit në Velipojë
Partia Socisliate ka nisur në Velipojë Turin e Llogaridhënies “Puna për Shqiperinë që duam”. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputët e qarkut u ndalen në Njësinë Administrative Velipojë në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Disa ditë më parë, gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i kësaj I PS-së, Edi Rama, ka kritikuar koordinatoren për bashkëqeverisjen me qytetarët, Elisa Spiropali, e cila sipas tij nuk e ka bërë punën si duhet.
Vetë Spiropali, foli për kryetarë të PS-së në rrethe, se bëjnë anëtarësime fiktive për të treguar se po bashkëpunojnë me qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Por kryeministri, tha se priste nga Elisa që të paktën të fliste me emra dhe t’i kishte shkarkuar ata kryetarë.
Ministri Bushati u ndal fillimisht tek investimi për rrugën e Velipojës e cila pritet të japë një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Bushati u ndal gjithashtu tek rekomandimi i KE-së për Shqiperinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.
Ministri Klosi u ndal tek vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për te ndaluar derdhjen e ujrave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarte. Klosi theksoi se reduktimi i TVSH për hotelerinë është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.
Nga banorët u ngriten shqetësime përsa i takon proçesit të legalizimit, sherbimit të hipotekave dhe problematika lidhur me punësimet në arsim për të cilat drejtorët përkatës shpjeguan masat e marra./ gazeta Shqip