Avokati i Trump, Giuliani, nuk përjashton pagesat për gratë e tjera
Avokati i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rudy Giuliani tha të dielën se nuk do të përjashtonte mundësinë që përveç yllit të pornografisë Stormy Daniels, të bëheshin pagesa për gra të tjera për t’i bërë ato të heshtnin për akuzat kundër Trump.
Giuliani i tha “This Week” të ABC se ai nuk kishte dijeni nëse ish-avokati i Trump Michael Cohen kishte bërë pagesa të tjera, por ai tha, “Unë do të mendoja, po, nëse ishte e nevojshme. Ai (Cohen) ka bërë pagesa për presidentin ose ka kryer biznes për presidentin. ”
Giuliani tha se 130 mijë dollarë që Cohen i pagoi Daniels në vitin 2016 ishte një “pagesë bezdisëse”.
Daniels pretendon se kishte një takim seksual me Trump në vitin 2006. Kurse Trump ka mohuar akuzat e Daniels.
Cohen, avokati personal i Trump, përballet me një hetim penal pjesërisht për pagesën ndaj Daniels, emri i të cilës është Stephanie Clifford.
Avokati i Daniels, Michael Avenatti, e akuzoi Trump se kishte një “lidhje jashtëmartesore” dhe i tha ABC se ai besonte se pagesa të ngjashme ishin bërë për gratë e tjera.
Shpalosja e pagesave shtesë mund të komplikojë çështjet për Trump, i cili fillimisht tha se nuk kishte dijeni se i kishte paguar Daniels para.
Giuliani tha të premten se pagesa e Cohen për Daniels, një muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2016, nuk ka shkelur ligjet e fushatës dhe do të ishte bërë edhe nëse Trump nuk do të konkurronte.
Gjatë një interviste të Fox News më parë gjatë javës, Giuliani lidhi pagesën me fushatën presidenciale dhe pranoi për të parën herë që Trump ishte në dijeni të pagesës. Ai i tha New York Times më vonë se Trump rimbursoi Cohen gjithsej 460,000 ose 470,000 dollarë pas mbarimit të fushatës, shumë për të cilënt ai tha se përfshinte “shpenzime të rastësishme”.
Cohen nuk është më avokati i Trump, tha Giuliani. “Tani do të ishte konflikt që ai të jetë avokati i presidentit”, tha ai për ABC.
Avenatti ka thënë se ekipi i tij është kontaktuar nga shumë gra të tjera për Trump dhe ai besonte se do të dalin prova për pagesa të ngjashme.
“Presidenti kishte në mënyrë efektive një fond ekstravagantë që ishte administruar nga Michael Cohen dhe se ai thjesht pritej të kujdeset për këto gjëra”, tha ai në ABC.
“Ato ishin një dukuri e rregullt. Unë do të thoja, se në vetvete duhet të jetë shumë shqetësuese. ”
Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë pagese tjerër të mundshme. “Ato nuk e kaluan tavolinën time si menaxher i fushatës”, tha ajo për CNN.
Trump u tha gazetarëve muajin e kaluar në “Air Force One” se ai nuk e dinte për pagesën për Daniels. H
Gjithashtu Conway tha se kjo do ë thotë se Trump donte të thonte se nuk e dinte për pagesën, në kohën kur ishte bërë./Reuters/Fraksion.com