AktualitetBota+Të fundit

SHBA akuzon ish-shefin ekzekutiv të Volkswagen-it për skandalin e emetimeve

 Ish-shefi ekzekutiv i prodhuesit gjerman të makinave Volkswagen, Martin Winterkon, është akuzuar në SHBA për akuzat që rrjedhin nga skandali i emetimeve të naftës së kompanisë.

Siç njofton Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, në padinë e lëshuar dje në Gjykatën Federale të Qarkut në Detroit, Winterkon u akuzua me katër akuza për shkeljen e ligjit federal të SHBA-ve.

Akuza e parë kishte të bëjë me atë se Winterkon komplotonte me drejtuesit e tjerë të Volkswagen –it për të mashtruar SHBA-të, duke mashtruar konsumatorët amerikanë dhe duke shkel Ligjin për pastrimin e ajrit. Tre akuzat e mbetura e ngarkojnë Winterkorn-in me mashtrim në lidhje me skemën.

“Nëse përpiqesh të mashtrosh SHBA-të, atëherë do të paguash një çmim më të rëndë”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Amerikan, Jeff Sessions.

Volkswagen u deklarua fajtor vitin e kaluar për mashtrim të testeve të emetimeve duke përdorur softuer në gati 600 mijë automjete me naftë në SHBA dhe ranë dakord të paguajnë 4.3 miliardë dollarë në ndëshkime.

Në vitin 2015, Volkswagen pranoi se afërsisht 11 milionë automjete të saj në mbarë botën përmbanin softuer për të mashtruar testet e emetimeve./AA