Life StyleTë fundit

Mos u marto me të, ajo do të të rrënojë; Vëllai i Meghan Markle trondit familjen mbretërore

Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga dasma e vitit, ajo midis princ Harryt dhe aktores së ‘’Suits’’ Meghan Markle, duken se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë, sidomos kur bëhet fjalë për pranimin e kësaj lidhjeje nga familjarët e dukeshës së ardhshme.

Teksa familja mbretërore po merret me detajet e fundit përpara dasmës, një letër e të vëllait të Meghan, ka vënë në vështirësi këtë të fundit, por edhe Harryn. “Je ende në kohë”.

Kështu e nis letrën e tij për princin Harry, vëllai i aktores Meghan Markle, Thomas Jr, vetëm pak ditë përpara dasmës mbretërore.

Meghan është absolutisht e cekët dhe mendjemadhe. Ajo do të tallet me familjen mbretërore dhe trashëgiminë e saj.

Çfarë lloj njeriu do ta zhyste babain e saj në borxhe deri në faliment dhe më pas do ta harronte totalisht?

Jeni i verbuar dhe nuk njihni fytyrën e saj të vërtetë.

Markle nuk është femra e duhur për ju.”, janë disa prej fjalëve të Thomas Jr.

Por 51-vjeçari nga Oregoni i SHBA-së nuk mjaftohet me kaq :” Qëllimi i Meghan është vetëm një: të portretizojë veten në mënyrë krejt false, si princesha Diana e re.

Ajo po luan rolin e saj më të madh të jetës, atë të Dianës. Dianën e adhuronin në të gjithë botën dhe për arsyet e duhura por Meghan nuk është Diana”,- përfundon letra.