Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati: Koment mbi dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, komentoi mbi dorëzimin e mandatit të Saimir TahiritI ftuar në “Zonë e Lirë”. Bushati tha se shpreson që të zbardhet sa më shpejt e vërteta dhe “shpreson që Tahiri të dalë faqe bardhë”.
Komenti:
Çani: Ti, Gjiknuri dhe Tahiri, ju ishit si treshja që spikasnit më shumë, si ndihesh tani për këtë rast. Të vjen keq për Saimir Tahirin nëse e shikojmë nga ana njerëzore?
Bushati: Nuk ka pikë diskutimi, marrëdhënia jonë njerëzore..
Çani: Të vjen keq është në këtë lloj gjendje?
Bushati: Nuk ka pikën e diskutimit, në planin njerëzor, aq më tepër kur kemi qenë miq. Unë uroj që drejtësia të thotë sa më shpjet fjalën. Nuk më takon mua të shprehem për këtë ngjarje. Uroj që Saimiri të dal faqebardhë nga kjo histori. Është hera e parë që një politikan kaq i rëndësishëm lë mandatin e deputetit.
Çani: Është akt kurajoz?
Bushati: Natyrisht është një akt shumë kurajoz, nuk e kemi parë asnjë rast kështu deri tani.
Çani: Mendon se Tahiri do të arrestohet?
Bushati: Nuk mund të arrestohet nëse nuk ka prova të qenësishme.