HEC-et: Kërkesat nuk kanë fund; Ja ku aplikohet
Kërkesa e parë është bërë për e ndërtimit të hidrocentralit “Kernaja 1 dhe 2”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në përroin e Madh, degë e lumit Bushtrices (Tropojës), degë e lumit Drin, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës.
Subjekti aplikues është a “Kernaja Power” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Ndërtim hidrocentrali. Operim dhe transferim i hidrocentralit tek Autoriteti Kontraktues, ku përfshihet financimi, ndërtimi, vënia në punë, prodhimi, furnizimi, transmetimi, shpërndarja, eksportimi dhe shitja e energjisë elektrike.
Aplikimi i dytë është bërë për HEC-in Kushaj me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Gjormit dhe lumit të Kushes, pranë fshatit Balëz, Bashkia Elbasan, Qarku Elbasan.
Aplikimi është bërë nga bashkimi i dy shoqërive GMG” sh.p.k. dhe “EngineeringSystems” sh.p.k.
Që prej vitit të kaluar ka një intensifikim të aplikimeve të bëra nga subjektet private për të ndërtuar HEC-e me kapacitet prodhues deri në 2MW dhe që trajtohen me procedurë të përshpejtuar duke kaluar vetëm me fimrmën e Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës në momentin që projekti cilësohet i plotë./Monitor