Bushati takim me Kotzias në Selanik: Vlerësojmë progresin e negociatave
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Selanik për takimin e Tretë Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili u mbajt më 3 dhe 4 maj 2018, me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Infrastrukturës të katër vendeve.
Ministri Bushati vlerësoi progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore javën e shkuar ndërsa u shpreh optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë.
Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se disa çështje për të cilat palët kanë dakordësi finale janë në zbatim tashmë dhe po punohet për pjesën tjetër të paketës siç është njohja e patentave apo çështjet e kufirit detar dhe tokësor.
Ministri Bushati bëri me dije se do të ketë një tjetër takim me homologun Kotzias për të diskutuar ecurinë e punës edhe pse Greqia është një vend i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë dhe ka një rol të veçantë në rajon.