AktualitetKosovaTë fundit

BE-ja i dërgon Kosovës delegacionin; Mbledh fakte për vizat

Delegacioni faktmbledhës i kryesuar nga Simon Mordue, po qëndron në Kosovë vetëm pak kohë pasi që kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Do të ketë liberalizim të vizave?

Një delegacion faktmbledhës i Komisionit Evropian po qëndron në Kosovë për të grumbulluar të dhëna dhe më pas analizuar sesa është plotësuar kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është edhe kriteri i fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Delegacioni faktmbledhës i kryesuar nga Simon Mordue, zëvendës drejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, vjen në Prishtinë vetëm pak kohë pasi që kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi si njëri ndër kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se qeveria e tij ka përmbushur të gjitha kriteret e mbetura të kërkuara nga Komisioni Evropian dhe numëron disa nga to.

“Kosova ka kryer detyrat”

“Është bërë punë në procesimin e ligjeve të nevoj

Reisepass (picture-alliance/R. B. Fishman)

shme të pakos për sundim të ligjit, siç janë ai për parandalimin e konfliktit të interesit, prokurorinë e shtetit, azilin dhe të huajt, financimin e partive politike etj, dhe projektligjet e fushës së luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç janë Ligji i Agjencisë Kundër Korrupsion, deklarimin e aseteve, mbrojtjen e informatorëve dhe autorizimeve të shtuara për konfiskim etj”, thotë Haradinaj.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila thotë se në takim që ka zhvilluar me delegacionin faktmbledhës të BE-së ka prezantuar të arriturat për sundimin e ligjit dhe kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave.

“Institucionet e sundimit të ligjit kanë punuar dhe po vazhdojnë të punojnë maksimalisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjithë qytetarët dhe institucionet tona janë të vetëdijshme se sundimi i ligjit është pasaporta jonë drejt integrimit evropian. E rëndësishme është që sa i përket kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave, ne kemi përmbushur kriteret e kërkuara”, shprehet e bindur ministrja Dhurata Hoxha.

Edhe ministri tjetër në qeverinë e Kosovës ai i drejtësisë, Abelard Tahiri, dikasteri i të cilit është i angazhuar drejtpërdrejt në përmbushjen e kritereve, shprehet i bindur se “delegacioni teknik i Bashkimit Evropian, do të japë vlerësim pozitiv sa i përket përmbushjes nga Kosova të kriterit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Shpresat për vlerësim pozitiv

“Jam i sigurt se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv nga delegacioni i Komisionit Evropian për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që është kriteri i fundit për liberalizimin e vizave. Institucionet e Kosovës kanë bërë dhe janë duke bërë punë të mirë”, thotë Abelard Tahiri.

Shkalla e lartë e korrupsionit dhe e krimit të organizuar në Kosovë është theksuar në raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe në shumë raporte hulumtuese të organizatave që monitorojnë sistemin e drejtësisë. Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD) organizata e vetme që bënë monitorimin sistematik e të gjitha rasteve të korrupsionit në të gjitha gjykatat, i tha DW-së, se “bazuar në gjetjet e vazhdueshme

Kosovo - 10 jähriges Unabhänhigkeitsjubiläum (DW/B. Shehu)

, rezulton se ka mungesë të rezultateve në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Ka mangësi, por…

“Ende nuk ka asnjë aktgjykim përfundimtar, i cili dëshmon se një profil i lartë është dënuar qoftë një ditë me burgim efektiv. (IKD) ka vlerësuar krijimin e Mekanizmit Përcjellës për Shënjestrimin e Top Rasteve, por në të cilin mekanizëm, ka raste, të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret dhe janë futur raste vetëm sa për të hedhur hi syve se po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Praktikisht, IKD pret që ekipi i BE-së, i cili do të vlerësojë rezultatet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk do të bazohet në vlerësimin e aktgjykimeve përfundimtare për ta matur suksesin e institucioneve të drejtësisë, sepse do të kishim një raport negativ sa i përket përmbushjes së këtij kriteri”, thotë Betim Musliu. Ai shpreson që “zyrtarët e BE-së do të nxjerrin një raport pozitiv, duke vlerësuar aspekte të tjera që ndërlidhen me krijimin e mekanizmit përcjellës dhe shënjestrimin e disa rasteve, të cilat ata mund t’i monitorojnë në vazhdimësi për të parë progresin”.

“E drejta e lirisë së lëvizjes është e drejtë elementare, të cilën e meritojnë qytetarët e Kosovës, ndërsa nuk e meritojnë politikanët që na udhëheqin. Konsideroj se BE është treguar e padrejtë në raport me qytetarët e Kosovës, sa i përket kësaj të drejtë të lirisë së lëvizjes në zonën shengen, sepse realisht as vendet e rajonit që kanë përfituar liberalizimin e vizave, nuk e kanë gjendjen më mirë sesa në Kosovë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Betim Musliu.

Sidoqoftë, vlerësimet e delegacionit të Komisionit Evropian se a e ka përmbushur Kosova kriterin e fundit për liberalizimin e vizave që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të mësohet shpejt, me gjasë në qershor të këtij viti. Nëse vlerësimi është pozitiv, atëherë pason faza e vendimmarrjes në BE dhe vendet anëtare të saj dhe data e hyrjes në fuqi të vendimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën shengen. Kosova është i vetmi vend në Evropë që akoma ka regjim vizash për zonën shengen.