AktualitetPolitikëTë fundit

Tahiri në dorë të drejtësisë si qytetar i thjeshtë, lë mandatin e deputetit

“Dorëzoj mandatin e deputetit deri kur të zbardhet e vërteta e plotë”, deklaroi Tahiri. Ai ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë.

“Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje e pushka top tu bëhet unë këtu jam e do ua dal”, tha Tahiri në konferencën për mediat.

“Njëri vinte më sugjeronte thuaj ‘nuk isha unë, po Edi Rama koka e trafikut të dorgës’ e kështu shpëtoja nga të gjitha. Tjetri thoshte mos të flisja se nuk është punë pasioni e nerva po llogarish. Unë heshta e pazarxhinjtë dolën në treg, nuk më kanë njohur aq sa ta kuptonin se nuk ka qenë se nuk e dija po nuk doja që armiqtë, hajdutët e pazarxhinjtë t’i mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as nuk ka asnjë lloj privilegji të më bëjë të ndryshojë mendje dhe sot.

Akuzat për policinë pasardhësi im ia kaloj dhe Saliut dhe Lulit. Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbusr për fushat që dolën me hashash”, tha Tahiri.

Kush heshtjen time e ka marrë për dobësi tha Tahiri, nuk më keni njohur. Ai thotë se drejtësisë ia hodhën duke bërë harbutin e duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë.

“Unë rroj e do përballem me drejtësinë dhe për këtë akuzë që më është bërë. Këta të mjerë që sot shqiptarët i tregojnë gishtin për hajduta si ia bëjnë? Si ia hodhën drejtësisë xhanëm? Duke bërë harbutin ia hodhën drejtësisë, duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë. Me këto kanë blerë rehatin, drejtësinë e kështu rrojnë, duke blerë kundërshtarin në Parlament ia hodhën, duke blerë heshtjen në pazarin e madh të bodrumeve të Parlamentit ku njëri bie dakord me tjetrin mos ti përmendë të shkuarën dhe tjetri të tashmen”, tha Tahiri më tej.

“Kush heshtjen time e ka marrë për dobësi, nuk më paskeni njohur fare. Unë as nuk jam dorëzuar dhe as kam ndërmend ta bëj. Drejtohem kolegëve të mi, në grupin parlamentar që së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin nga një kusur që s’ma kishte njeri borxh, po nëse ka dhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshme apo mërmëritje nën zë të drejtoj gishtin te unë më e pakta e ka gabim. Po pres drejtësinë dhe pak durim duhet nga të gjithë”, vijon ish ministri Tahiri.

Tahiri: Kam 6 muaj që hesht e dëgjoj. Unë nuk fshihem nga Parlamenti

“Këtë kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që bën raca që ka qeverisur e shkatërruar këtë vend për 25 vjet, për këtë gjyq e kam fjalën se atë tjetrin e kam me drejtësinë. Për politike ka vjedhur dhe prej politikës nuk është ndëshkuar unë këtë nuk e pranoj. Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, mandati i parlamentit, maxhoranca, Edi Rama, sado e kam thënë dhe përsëritur se as dua e as më duhet të më mbrojë askush dhe asgjë. E prapë më kanë thënë se këto të gjitha bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi dhe burgu, e jo vetëm kaq po tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. 25 vjet mbushur me hajdut që veç lekëve këtij populli i kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengoj unë. Nëse ka një gjë që di si drita e diellit është që nga dita e parë e angazhimit tim dhe deri më sot jam përpjekur dhe besoj ja kam dalë në të paktën jnë gjë, unë nuk kam qenë kurrë e as nuk jam si këta. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate. E them me vete mjerë njerëzit e shkretë që këta palaçot në politik i dëgjojnë nga 1990 e këtej e nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë çdo të enjte, Unë kam 8 vjet në parlament e me duket sikur kam 80”, tha Tahiri. / TCH