Spartak Braho: Emri pas Tahirit
Dorëheqja e Saimir Tahirit nga posti i deputetit mund të rikthejë në Parlament ish-deputetin e LSI, Spartak Braho.
Spartak Braho gjendet në radhë përsa i takon listës, dhe formalisht i takon atij të zëvendësojë ish-deputetin Saimir Tahiri.
I kontaktuar nga Top Channel, Spartak Braho është shprehur se ende nuk është i bindur nëse do ta pranojë apo jo mandatin e deputetit.
Nëse ndodh që Brahu e refuzon mandatin e deputetit, atëherë atë do ta merrte kryetari i FRESSH, Elio Hysko.