AktualitetBota+Të fundit

Skandali: Mbyll aktivitetin Cambridge Analytica”; Krijohet kompania e re misterioze Emerdata

Firma e konsulencës politike, “Cambridge Analytica”, e cila ishte në epiqendër të skandalit të shfrytëzimit të të dhënave vjedhurazi nga Facebook, do të mbyllet.

Kompania u rrënuar nga skandali pasi Observer raportoi se të dhënat personale të rreth 50 milion amerikanëve dhe të paktën një milion britanikëve  ishin mbledhur nga Facebook dhe ishin ndarë në mënyrë të paligjshme me Cambridge Analytica.

Firma u akuzua për përdorim të paligjshëm të të dhënave në emër të klientëve politikanë.

Sipas rrjetit më të famshëm social, Facebook, të dhënat e rreth 87 milionë përdoruesve të tij u vodhën nga një aplikacion e më pas i kaloheshin konsulentëve politikë.

Rrjeti social nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim të fundit. Ndërsa zëdhënësi i “Cambridge Analytica”-s, Clarence Mitchell, për shkak të interesimit të BBC-së i referoi medias britanike faqen zyrtare të firmës, ku njoftohej mbyllja.

“Përgjatë muajve të fundit, Cambridge Analytica ka qenë subjekt i akuzave të panumërta e të pabazuara, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë për të korrektuar gjetjet, është përgojuar për disa aktivitete që jo vetëm janë të ligjshme, por pranohen gjerësisht si një përbërës standard i reklamimit online, në fushat politike dhe tregtare”, thuhet në deklaratë.

“Pavarësisht besimit të palëkundur të Cambridge Analytica, se punonjësit e saj kanë vepruar në respekt të etikës dhe ligjit, mbulimi mediatik që iu bë asaj ka larguar pothuajse të gjithë klientët dhe furnitorët e kompanisë. Për pasojë, kemi ardhur në konkluzionin se vazhdimi i operimit të këtij biznesi nuk është më i mundur”.

Deklarata shtonte më tej se grupi britanik “Strategic Communication Laboratories Elections” po fillonte procedurat e falimentit.

Siç raportohet fillimisht nga Wall Street Journal, kompania ka filluar procedurat e falimentimit në SHBA dhe Britani të Madhe. Në zyrat e New York-ut në Cambridge Analytica në një bllok të lartë në Manhattan, në Fifth Avenue, duket se i gjithë stafi tashmë kishte lënë ambientet.

Drejtori i Përgjithshëm i Cambridge Analytica, Aleksandër Nix, u pezullua në fund të marsit pasi kanalet televizive Channel 4 News transmetuan regjistrime të fshehta në të cilat ai pretendoi mbështetje për zgjedhjen e Donald Trump.

Ai i tha një gazetari investigativ se “Ne bëmë të gjithë kërkimet, të gjitha të dhënat, të gjitha analitikat, të gjitha synimet.. Zhvilluam të gjithë fushatën digjitale, fushatën televizive dhe të dhënat tona informuan të gjithë strategjinë. ”

Ai zbuloi gjithashtu se kompania përdorte një server për të fshirë historinë e tij digjitalesi dhe  lidhur me emailet.

“Askush nuk e di se e kemi atë, dhe së dyti i kemi vendosur emailet tona me një kohë të vetë-prishjes … Kështu që ju i dërgoni ato dhe pasi ato janë lexuar, dy orë më vonë ato zhduken. Nuk ka prova, nuk ka asnjë gjurmë letre, nuk ka asgjë. “

Por burimet thonë se ndonëse Cambridge Analytica mund të jetë “e vdekur”, ekipi pas saj ka krijuar tashmë një kompani të re misterioze të quajtur Emerdata. Sipas  të dhënave, Alexander Nix është renditur si drejtor së bashku me drejtuesit e tjerë të SCL Group. Vajzat e miliarderit Robert Mercer janë gjithashtu të listuara si drejtuese./Fraksion.com