AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ju më ngacmoni dhe rrisni aktivitetin tim komunikues

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama i është referuar të dhënave të Twiplomacy-së ku renditet i dhjeti mes lidërve botërorë përsa i përket aktivizimit të tij nëpër rrjetet sociale.

“Mirëmëngjesi dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në Facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Twinplomacy është institucion i cili merret me monitorimin e rrjeteve sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën.