‘Nuk ka skuadër të mirë pa një brazilian’, e thotë Mourinho
‘Unë mendoj që një skuadër pa një brazilian nuk është një skuadër’. Këto janë fjalët e thëna nga Jose Mourinho, që duket ka gjetur një formulë të re për të bërë merkaton e sezonit të ri.
‘Por nuk duhet të harrojmë që një skuadër me 3 apo 4 brazilianë, varet nga profili i tyre, nuk mund të bëjë një skuadër të mirë. Po bëj shaka!’, deklaroi Mourinho gjatë një konference për shtyp.
‘Unë mendoj se talenti i tyre është fantastik dhe kreativiteti i futbollistëve brazilianë është i jashtëzakonshëm. Nëse në një skuadër evropiane, si shumë skuadra është një brazilian, ai sjell patjetër diçka braziliane në lojë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme’, tha Mourinho.
Dhe sa i përket brazilianëve duket se trajneri portugez i Manchester United është duke përgatitur terrenin për të afruar në skuadër një brazilian.
Emri më i lakuar deri në këtë moment ka qenë Willian, të cilin e kishte pjesë të skuadrës te Chelsea, por braziliani që ai preferon më shumë në këtë moment është Alex Sandro.
27-vjeçari i Juves mendohet si përforcimi i krahut të majtë për sezonin e ardhshëm. United ka nisur bisedimet me Juven, ndërsa më parë ka bindur brazilianin.
Në Torino pritet të transferohet Darmian, që pëlqehet shumë nga Allegri. Ndërkohë Manchester United nuk e ka lëshuar ende pistën Willian, edhe pse Chelsea po bën shumë rezistencë./ Top Channel