Ngadalësohet rritja ekonomike në Evropë
Sipas të dhënave paraprake të zyrës së statistikave të Bashkimit Evropian ‘Eurostat’, Produkti i Brendshëm Bruto në Eurozonën 19-anëtarëshe i korrigjuar nga efektet sezonale u rrit me 0.4 për qind në tremujorin e parë të vitit krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Kurse krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, rritja e Produkti i Brendshëm Bruto në Eurozonë u llogarit me 2.5 për qind.
Në Eurozonë, në tremujorin e fundit të vitit 2017, ekonomia u rrit me 0.7 për qind me bazë tremujore dhe me 2.8 për qind me bazë vjetore. Si rrjedhim, ritmi i rritjes ka pësuar rënie si me bazë tremujore ashtu edhe me bazë vjetore.
Të dhënat tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto i korrigjuar nga efektet sezonale në BE-në me 28 anëtarë në tremujorin e parë të 2018-së u rrit me 0.4 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me 2.4 për qind krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017.
Kurse ekonomia e Bashkimi Evropian në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte rritur me 0.6 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe me 2.7 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të 2017-së. /Gazeta Ekonomia