Lavrov thirrje për reforma në OKB
Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka nevojë për reforma për të reflektuar më mirë realitetet globale shumëpolare, tha sot ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov duke i bërë jehonë argumentit të bërë nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
“Në kuadrin e botës shumëpolare në zhvillim, janë shfaqur qendra të reja të rritjes ekonomike, fuqisë financiare dhe ndikimit politik”, tha Lavrov në një konferencë për media në Soçi pas takimit me Ayman al Safadi, ministrin e Jashtëm të Jordanisë.
Sot, nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, 5 anëtarë të përhershëm dhe 10 jo të përhershëm, një e treta i përkasin grupit të vendeve perëndimore, të cilat kanë tre vende të përhershme dhe dy jo të përhershme. Kjo reflekton në mënyrë joadekuate realitetet ekzistuese”.
Vendet aziatike, afrikane dhe latino-amerikane janë pak të përfaqësuara në Këshill, shtoi ai, duke përmendur Indinë dhe Brazilin si kandidat të fortë për një trup të zgjeruar dhe më përfaqësues.
Presidenti i Turqisë Erdoğan ka bërë argumente të ngjashme për vite me radhë duke e quajtur përbërjen e Këshillit aktual jopërfaqësues, duke thënë se: “Bota është më e madhe se pesë” që nënkupton 5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së./AA