Kosova fiton betejën në abitrazh, Axos do të paguajë 2 milionë €
Avokati kosovar, Besnik Berisha, thotë se Republika e Kosovës e ka fituar tërësisht betejën ligjore në Arbitrazh kundër kompanisë “Axos GMBH”, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro nga Republika e Kosovës për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, avokati Berisha e ka quajtur “Lajm fantastik për Republikën e Kosovës” këtë vendim të Arbitrazhit.
Me këtë vendim, sipas Berishës, “Axos GMBH” detyrohet t’i paguajë Republikës së Kosovës 2 milionë euro në emërt të shpenzimeve për përfaqësim dhe jo vetëm.
“Si njeri nga ata qe ka besuar ne kete fitore dhe qe bashkarisht me ish kryeministrin Mustafa, ish ministrin Blerand Stavileci dhe koleget tjere te kabinetit te kryeministrit dhe ministrive respektive, kemi koordinuar te gjitha procedurat e mbrojtjes se interesave te Republikes se Kosoves dhe perzgjedhur perfaqesuesin tone ne Arbitrazh, jam jashtezakonisht i lumtur me kete epilog”, ka shkruar ndër të tjera avokati Besnik Berisha.
Kompania gjermane “ACP Axos Capital Gmbh”, e cila ishte shpallur fituese në tenderin për privatizimin e PTK-së, e ka paditur Qeverinë për shkak të mosnënshkrimit të kontratës për shitblerjen e aksioneve.
Sipas padisë së bërër më 4 qershor 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID), kjo kompani kërkonte deri në 500 milionë euro dëmshpërblim.