Iraku përfundon përgatitjet e sigurisë para zgjedhjeve
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes irakiane, Saad Maan, ka bërë të ditur se kanë përfunduar përgatitjet për sigurinë e zgjedhjeve parlamentare të Irakut që janë planifikuar të mbahen më 12 maj, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në një konferencë për media në Bagdad u tha gazetarëve se “plani i sigurisë për zgjedhjet është finalizuar”.
“Plani u hartua nga një komitet i sigurisë i përbërë nga përfaqësues të të gjitha agjencive të sigurisë irakiane në koordinim me komisionin zgjedhor. Forca ajrore do të jetë në pritje në gatishmëri për të ofruar poashtu siguri”, tha Maan.
Më 12 maj, një total prej 7.376 kandidatësh që përfaqësojnë 320 parti, koalicione dhe lista, do të konkurrojnë për anëtarësim në parlamentin 328-vendësh të Irakut.
Sipas kushtetutës së Irakut, asambleja do të jetë përgjegjëse për zgjedhjen e presidentit dhe kryeministrit të ardhshëm të vendit.
24 milionë qytetarë nga popullata e përgjithshme e Irakut prej 37 milionë do të kenë të drejtën për të votuar.