Rama: Ky është vetëm fillimi; Ata që largohen janë edhe politikanët
Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi nuk mund të mjaftohet vetëm me reformë në drejtësi. Ai ishte sot i pranishëm në fushatën për nisjen e llogaridhënies publike.
Në takimin “Projektet për Shqipërinë që duam” deklaroi se do të nisë fushata e llogaridhënies publike. Ai shtoi janë të vetëdijshëm se ka shumë për të bërë.
“Ky është vetëm fillimi, pasi çfarë presim të ndërtohet është një sistem i pavarur, realisht efikas, i guximshëm mbi bazën e atributeve që jep Kushtetuta, duke garantuar se ata që largohen janë edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë akuzuar njëri-tjetrin, të përballen me këtë sistem dhe të ndahet më në fund shapi nga sheqeri. Sepse nuk ka askund në komunitet apo pyll, qenie që të jenë njësoj.”, tha Kryeministri.
“Të korruptuarit do të largohen nga sistemi. Kushdo që nuk është në gjendje të provojë legjitimitetin e pasurisë, dhe aftësinë dhe integritetin e tij, nuk do të jetë më pjesë e sistemit”, tha ai. “Do të garantohet që të gjithë pa përjashtim, edhe ata që largohen, edhe politikanët që prej 28 vitesh nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë akuzuar njëri-tjetrin dhe kanë krijuar idenë se jemi të gjithë njësoj, të përballen me këtë sistem”, tha Rama.